Hamilton infektohet me Covid-19, mungon në Çmimin e Madh të Bahrenit
Lewis Hamilton nuk do të marrë pjesë në garat e fundjavës në Çmimin e Madh të Bahrejnit në pistën e Sakirës, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mercedes thotë se Hamilton është tani në izolim, në përputhje me protokollet e Covid-19. Po ashtu, Mercedes theksoi se përpos disa simptomave të lehta, Hamilton është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se pak më parë, britaniku ka fituar titullin e tij të shtatë kampion në F1, duke barazuar kështu rekordin e legjendës Michael Schumacher.