Hamilton merr titullin “Sir” edhe pse nuk fitoi Botërorin në Formula 1
Lewis Hamilton nuk mundi që të fitonte titullin e 8-të në Formula 1 të dielën, pasi Max Verstappen e kaloi vetëm në xhiron e fundit. Piloti britanik i Mercedes së fundmi ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.
Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 36-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport. Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.
Një mirënjohje e lidhur edhe me aktivitetin e rëndësishëm të kryer nga Hamilton jashtë pistave dhe lidhur me projektet e përfshirjes dhe barazisë.