Hamilton shkruan historinë/ Fiton garën në Gjermani dhe arrin rekordin e Schumacher
Lewis Hamilton shkruan emrin me gërma të arta në historinë e Formula 1.
Piloti britanik i Mercedes, kampion në fuqi, fitoi garën e sotme në Nurburgring, në Gjermani, duke regjistruar triumfin e 91-të në karrierë duke barazuar kështu edhe rekordin e legjendës gjermane Michael Schumacher.
Një arritje e pilotit të Mercedes, në pritje të titullit të shtatë botëror, për të barazuar edhe një tjetër arritje të legjendës së garave.
Pas Hamilton në podium u ngjitën edhe Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, ndërsa Ferrari u klasifikua në zonën epikëve, ku Charles Leclerc u renditet i shtati, ndërsa Vettel vetëm i 11-ti.