“Hampden Park”, stadiumi i frikshëm. Kuqezinjtë, përballë 20 mijë tifozëve

“Hampden Park” është stadiumi ku po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne ndeshja mes Skocisë dhe Shqipërisë.

I përuruar në vitin 1903, ky stadium për 50 vite me radhë ka qenë më i madhi në botë.

Në ndeshjet “derby” dhe në ndeshjet e Skocisë, ai thuajse ka tejkaluar gjithmonë kapacitetin e tij prej 52 mijë vendesh dhe ka mbajtur deri në 150 mijë shikues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atmosfera që krijohet aty nga tifozeria, shpesh e ka shndërruar “Hampden Park”-un si një prej stadiumeve më të frikshme për kundërshtarët, megjithatë, për fatin tonë ndoshta, mbrëmjen e sotme janë shitur rreth 20 mijë bileta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes tyre, 1.000 mendohet të jenë shqiptarë të mbërritur në Skoci për të mbështetur kuqezinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?