Handanovic: Interi nuk është ende skuadër për Championsin!
Kapiteni i skuadrës Samir Handanovic e pranoi se Interi nuk është ende një skuadër për të ecur gjatë në Champions League, duke shtuar se vëmendja tani është e gjitha te kampionati dhe Kupa Italisë, dy kompeticione në të cilat zikaltrit do të kërkojnë me çdo kusht të fitojnë të paktin njërin nga dy trofetë.
“Në fund të fundit ishte një grup i ekuilibruar. Kualifikimi na iku na duart në Kiev dhe në takimin e dytë ndaj Shakhtar. Nuk jemi akoma një ekip për Champions League. E thotë fusha një gjë të tillë dhe na duhet ta pranojmë rezultatin.
Na mungoi goli, teksa Shakhtari luajti për barazim. Janë ndeshje që të shkatërrojnë psikologjikisht. Tani mbetemi në garë në kampionat dhe Kupën e Italisë, të fokusohemi te Cagliari“, deklaroi portieri slloven.