Handanovic rrezikon derbin, ja përgjigjet e vizitave të fundit mjekësore

Java e 23-të në Seria A rezervon Derbin e Madoninës, një duel që një derbi që vjen në një moment shumë të veçantë për të dy skuadrat. Zikaltirit po rivalizojnë Juventusin dhe Lazion në garën për titullin, ndërkohë që së fundmi kanë arritur që të shtojnë cilësinë në skuadër pas afrimit të Eriksen.

Në krahun tjetër Milani po njeh një përmirësim të dukshëm me Ibrahimovic në skuadër, por suedezi ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë në këtë ndeshje.

Antonio Conte nuk do të ketë në dispozicion Lautaro Martinez, i cili është skualifikuar, ndërkohë që me shumë mundësi sërish do të mungojë edhe portieri Samir Handanovic.

Portieri slloven humbi transfertën në Udine, duke u zëvendësuar nga Padelli. Buletini i fundit mjekësor ka shuar të gjitha dyshimet, teksa Handanovic ka preferuar që të stërvitet pa prekur topin. Dhimbjet në gisht do të monitorohen ditë pas dite, por vështirë se mund ta shohim në fushë këtë fundjavë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP