Hansi Flick me sytë nga Bayerni, tenton afrimin e dy lojtarëve te Barcelona

Me Hansi Flick, Barcelona është rikthyer në nivele të larta, kryesojnë La Liga-n, por në të njëjtën kohë, tekniku gjerman dhe drejtuesit e klubit po planifikojnë edhe të ardhmen.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po ndjek nga pranë disa lojtarë të Bayern Munich të cilët janë në fund të kontratës. E përditshmja spanjolle shton se Joshua Kimmich dhe Leroy Sane janë dy lojtarët e piketuar së fundmi.

Risi në këtë pikë është emri i Sane, pasi Kimmich e kanë kërkuar prej kohësh, edhe përpara se në stol të ulej Flick. Drejtuesit e Bayern Munich i kanë ofruar Kimmich rinovimin e kontratës, por mesfushori gjerman ka refuzuar në më shumë se një herë.

SHKARKO APP