Hapen dyert e stadiumeve në Angli, e konfirmon kryeministri i Anglisë
Anglia është gati të hapë dyert e stadiumeve për tifozët nga 17 maji. Kryeministri Boris Jonhson, teksa po përshkruante planin e ri të qeverisë britanike për të lehtësuar kufizimet, ndër të tjera tha.
“Dyert e impianteve tona sportive do të hapen sërish. Do të vendosen kufij në varësi të madhësisë së stadiumeve. Impiantet e vogla dhe të hapura do të jenë në gjendje të akomodojnë një maksimum prej 4 000 spektatorësh.”
Në stadiume më të mëdha, si Wembley dhe në impiantet e Premier League-s do të pranohen deri në 10 000 mbështetës ose 25% të kapacitetit. Rihapja nuk do të ketë të bëjë me finalen e FA Cup, e cila do të luhet më 15 maj. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjet e futbollit, por edhe për kampionate dhe ngjarje të mëdha si Wimbledon, Royal Ascot dhe Kupa e Botës Rugby.