Harry Kane dëmtohet dhe rrezikon dhe sfidën e Championsit ndaj Atalantës

Harry Kane, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Borussia Mönchengladbach. Lajmi u konfirmua nga trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, i cili sqaroi se sulmuesi ka marrë një goditje në pulpë dhe nuk është rikuperuar ende plotësisht.

“Kane ka marrë një goditje në pulpë dhe nuk është rikuperuar ende. Nuk është asgjë serioze, por ndoshta na mungoi edhe një ditë tjetër për rikuperimin e plotë”, deklaroi tekniku belg në konferencën për shtyp para sfidës.

Megjithatë, trajneri i Bayernit u shfaq optimist për praninë e kapitenit të Anglisë në sfidën e parë të fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League kundër Atalantës, e cila do të luhet më 10 mars në Bergamo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk besoj se do ta humbasë atë ndeshje. Nga shprehja ime e fytyrës mund ta kuptoni që jam mjaft i qetë”, u shpreh Kompany për mediat, sipas raportimeve të Kicker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Bayerni vazhdon të ketë disa mungesa në skuadër. Hiroki Ito dhe Alphonso Davies mbeten ende jashtë fushave për shkak dëmtimesh. Nga ana tjetër, një rikthim i rëndësishëm për ndeshjen e kampionatit është ai i portierit Manuel Neuer, i cili sipas trajnerit “është në formë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?