Harry Kane dëmtohet rëndë, 6 javë jashtë fushave të lojës
Humbja ndaj Liverpoolit mbrëmjen e djeshme, është shoqëruar me të tjera lajme të këqija te Tottenhami. Dëmtimi i Harry Kane është më serioz se sa mendohej, pasi bomberi anglez duhet të qëndrojë jashtë fushave për6 javë, pasi u lëndua në gju.
Jose Mourinho në këtë mënyrë do të humbasë sulmuesin e tij kryesor, teksa për të zëvendësuar nuk shihet si opsion bale. Uellsian është aktivizuar vetëm në një ndeshje në Premier League që nga huazimi nga Reali, teksa nuk po arrin të tregojë një formë të mirë sportive.
Për më tepër që roli i tij nuk është sulmues, ndaj dhe tashmë do të mendohet për një opsion tjetër, teksa braziliani Lucas mund të mbështesë Son. /R.Lika-Koha Jone/