Harry Kane mendon rikthimin e bujshëm në Premier League

Një rikthim në Premier League do të ishte sensacional. Kjo pritet të ndodhë me Harry Kane gjatë kësaj vere. Qendërsulmuesi anglez mbërriti në Bayern Munich verën e kaluar për 120 milionë euro të ndarë mes një pjese fikse (100 milionë) dhe shpërblimeve (20), por dy vjet më vonë ai mund të kthehet në atdheun e tij.

Për momentin, këto janë vetëm thashetheme, me tregun e transferimeve ende shumë larg dhe bavarezët ende luftojnë në disa fronte. Skuadra gjermane është në rrugën e duhur për të fituar Bundesligën, ndërkohë që në Champions do të sfidojë Interin në çerekfinale.

Sipas Fichajes , qendërsulmuesi anglez 31-vjeçar po mendon të rikthehet në Premier League me Liverpoolin që thuhet se është shumë i interesuar. Mesa duket “The Reds” kanë vendosur që ta zëvendësojnë Salah me një veteran si Harry Kane. /Koha Jonë/

Harry Kane mendon rikthimin e bujshëm në Premier League

SHKARKO APP