Harry Kane: Shqipëria ka mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë!

Shqipëria do të përballet me Anglinë mbrëmjen e nesërme në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Botërorit. Në konferencën për shtyp të “3 Luanëve” së bashku me trajnerin Gareth Southgate u shfaq dhe sulmuesi Harry Kane që nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë, duke u fokusuar te cilësia në mbrojtjen tonë.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion.

Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështirë dhe jemi gati për sfidën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria? E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”, u shpreh Harry Kane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?