Hazard djeg etapat e rikuperimit, mund të jetë gati ndaj Atalantës

Real Madrid mund të rikuperojë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës në prag të dy ndeshjeve të Champions League kundër Atalantës. Bëhet fjalë për Eden Hazard, i cili mund të jetë gati që në ndeshjen e 24 shkurtit që do të luhet në Bergamo.

Belgu ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, por rikuperimi duket se po shkon më së miri. Zidane do të ketë në dispozicion një sulmues më shumë, ndërkohë që në mbrojtje do të bëjë pa Marcelon dhe Sergio Ramos.

Deri më tani Hazard ka munguar ndaj Huesca-s dhe Getafe, ndërkohë që është folur për një dëmtim që do ta mbante jashtë fushave për 6 javë. Zidane nuk do ta rrezikojë, teksa mund ta aktivizojë vetëm në sfidën e kthimit që do të luhet në Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP