Helikopteri i Kobe Bryant nuk mund të fluturonte në mjegull

Helikopteri i tragjedisë, që i mori jetën Kobe Bryant si dhe vajzës e tij Gianna e 7 personave të tjerë, nuk ishte i certifikuar për të fluturuar në kushtet e pamjaftueshmërisë së pamjes.

Sipas burimeve të “Neë York Timers”, kompania “Island Express Helicopters” që kishte në pronësi Sikorsky S-76B, ishte certifikuar për të vepruar vetëm sipas rregullave të fluturimit me pamje të qartë.

Që do të thotë se pilotët duhet të jenë në gjendje të shohim qartësisht jashtë mjetit fluturues gjatë ditës.Piloti, që gjithashtu mbeti i vdekur nga përplasja në kodër, e kishte lejen personale për fluturimin me pajisje, por nuk kishte urdhër ligjor për këtë fluturim, sepse kompania së cilës i përkiste helikopteri nuk kishte certifikimin e nevojshëm që jepet nga Federal Aviation Administration.

Image result for kobe bryant helicopter

SHKARKO APP