Henry: Griezmann është lojtari më i nënvlerësuar, shikoni pasimet dhe golat e tij!

Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry, i ka thuruar elozhe yllit të Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann, duke pretenduar se ai nuk lavdërohet shpesh për paraqitjet e tij të shkëlqyera.

“Ne nuk duhet të harrojmë Griezmann, i cili na kujton se puna e vështirë është një talent. Griezmann është, deri tani, lojtari më i nënvlerësuar në ekzistencë. Ne shpesh flasim për Kylian Mbappe, duke lënë në hije të tjerët.

Por Griezmann… shikoni pasimet dhe golat e tij. Më tregoni se kush në histori mund të luajë në të katër pozicionet sulmuese si ai? Nuk janë shumë… Grizou është një prej tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 127 ndeshje me Francën, ish-sulmuesi i Barcelonës ka regjistruar 44 gola dhe 38 asiste për ekipin e tij kombëtar deri më tani. Nga ana tjetër, ai ka shënuar 176 gola dhe ka dhënë 83 asiste në 379 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Atletico Madrid në 8 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?