Henry: Messi i izoluar te PSG, për momentin është ekipi i Mbappe
Leo Messi ende nuk ka mundur që përshtatet më së miri te skuadra e PSG. Argjentinasi duket sikur nuk e ka gjetur ende vendin e tij te PSG dhe kjo gjë ka bërë që Thierry Henry, ish-legjenda e Arsenalit, të bëjë një analizë për ish-yllin e Barcelonës.
“Është i izoluar, e prek më pak topin. Nuk po them që është i trishtuar, por i izoluar. Unë dua ta shoh gjithmonë Messin në qendër të lojës, aty ku ai mund t’i japë ritëm manovrës.
Duhet gjetur një zgjidhje që Messi, Mbappe dhe Neymar të luajnë bashkë. Por, mendoj se Messi nuk mund të bëjë diferencën duke luajtur në të djathtë të sulmit, pasi nga aty merr pjesë më pak në lojë. Messi nuk flet shumë, flet vetëm me topin. Për momentin, është ekipi i Mbappe. Topi shkon më shumë tek ai”, deklaroi Henry.