Here We Go! Kristjan Asllani arrin akordin me Besiktas

Besiktas ka arritur marrëveshje verbale për të transferuar Kristjan Asllanin në formë huazimi nga Interi. Huazimi i tij te Torino do të ndërpritet, ndërsa Besiktas pritet të marrë dritën jeshile për një huazim të ri që do të përfshijë edhe opsion blerjeje.

Asllani e ka pranuar transferimin dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit në fazat formale të marrëveshjes, mesfushori shqiptar do të udhëtojë drejt Stambollit më vonë gjatë ditës së sotme.

Futbollisti shqiptar shpreson të rigjejë hapësirat e munguar dhe formën e mirë për të ndihmuar dhe Kombëtaren në fazën Play Off të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?