“Heroi” Broja: Luajta i dëmtuar, jap gjithçka për këtë fanellë!

Armando Broja është kthyer në hero për Kombëtaren tonë. Sulmuesi i talentuar pas ndeshjes është shprehur se ka luajtur i dëmtuar vetëm për të ndihmuar ekipin tonë që të fitojë.

“Gjithmonë kam besim se do të shënojë dhe të ndihmoj ekipin. Jam shumë i kënaqur. Jo titullar? Me thënë të drejtën kam qenë disi i dëmtuar, por unë bëj gjithçka për kombëtaren dhe këtë fanellë.

Shyqyr Zotit që shënova dhe fituam. Do të shoh nesër në stërvitje nëse do të kem dhimbje, por shpresoj të jem në gjendjen më të mirë për të ndihmuar ekipin.

Kemi të gjithë dëshirë që të luajmë në Botëror, pasi nuk jemi një vend i madh. Ne kemi shpirtin krejt ndryshe nga të tjerët”, deklaroi sulmuesi i talentuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP