Hetime tek Parma, rrezikojnë prangat përgjegjësit e krizës financiare
Prokuroria e Italiane ka nisur një hetim penal për klubin e Parmës, që nuk luajti në fundjavë për shkak të situatës kaotike që është krijuar pas problemeve financiare tek kjo skuadër. Por pas hetimeve, parashikohet madje edhe arrestimi i personave përgjegjës për situatën e krijuar së fundmi tek Parma. Guardia di Finanza prej ditësh po punon për të dëshifruar bilancet e shoqërisë emiliane, dhe jo vetëm bilancin e vetë klubit të zyrtarizuar nga firma audituese më 27 dhjetor, por edhe ato të mëparshmet. Shuma e cila duhej të kishte shkuar në arkat e autoriteteve tatimore është rreth 16.7 milionë euro dhe lidhet me direkt me rrogat e futbollistëve dhe të pjesëtarëve të tjerë të klubit, por dyshohet se bëhet fjalë edhe për fshehje të detyrimeve të tjera. Më 19 mars do të zhvillohet seanca dëgjimore, pas kërkesës së Prokurorisë për përshpejtim të falimentimit. Do të analizohen me imtësi të gjitha veprimet e administratorëve, duke filluar që nga Tomaso Ghirardi për të vijuar më pas me njerëzit e Dastraso Holgings Limited, pas të cilëve qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, i cili pasi e bleu Parman, u tërhoq disa ditë më parë. Hetimet pritet të përfundojnë tek Gianpietro Maneti, që është pronari aktual. Presidenti i ri i Parmës vazhdon të premtojë se do të derdhë para, por deri tani nuk paguar asnjë qindarkë. Maneti nuk ka dashur që ta çojë cështjen në gjykatë për falimentim për faktin e thjeshtë se mund të konsiderohet përgjegjës për pengimin e aktivitetit normal të shoqërisë emiliane. Pas blerjes së Parmas, nga biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, skuadrës së Seria A, iu bashkua në janar edhe mbrojtësi i kombëtares sonë Andi Lila, i cili është aktualisht i dëmtuar. Megjithatë, Rezart Taçi u tërhoq pa mbushur as dy muaj, teksi vendosi një shqiptar tjetër në krye të presidencës, Ermir Kodra, me pretendimin se nuk ishte njohur me borxhet e mëdha që kishte klubi italian i Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

