Hetimi ndaj Juventusit, në listën e transferimeve të dyshimta edhe blerja e Vrionit
Hetimi Prisma për krimin e supozuar të bilancit të rremë në pasqyrat financiare kundër Juventus, ka nisur nga puna e Covisoc dhe Prokurorit Federal që më 27 tetorin e kaluar kishte raportuar 62 transaksione në tregun e transferimeve.
42 prej tyre përfshijnë Juventusin. Më i famshmi është shkëmbimi Arthur-Pjanic, i realizuar me Barcelonën në verën e vitit 2020, ndërsa shumë prej tyre janë pjesë e merkatos së transferimeve të Juventus Under 23. Në mesin e lëvizjeve është edhe ai i Vrionit nga Sampdoria te bardhezinjtë për gati 3 milionë euro.


KOHA JONË SONDAZH

