Hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Championsit, Reali sfidon kampionët e Europës

Në Nyon është hedhur shorti i Champions League për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale. Chelsea-Real Madrid është padyshim ndeshja më e bukur e kësaj faze. Skuadra e Ancelotti do të sfidojë kampionët e Europës, që nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë.

Fituesi i këtij çifti do të sfidojë Manchester City-in ose Atletico Madridin në gjysmëfinale. Simeone do të ketë një mision të vështirë ndaj Guardiolës, që ka një skuadër të frikshme.

Bayerni nuk pritet të ketë shumë probleme kundër Villarelit, edhe pse këta të fundit vijnë pasi eliminuan Juventusin. Liverpooli mund të quhet me fat, pasi do të sfidojë Benficën, ndërkohë që në gjysmëfinale me shumë mundësi do të sfidojë Bayernin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çerekfinalet

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea-Real Madrid

Manchester City-Atletico Madrid

Villareal-Bayern Munich

Benfica-Liverpool

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?