Hidhet shorti i Europa League, Barcelona është me fat

Ditën e sotme është hedhur shorti i fazës së 1/8-ve të UEFA Europa Ligës, ku finalja e madhe do të zhvillohet më 18 maj në Sevilla, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizhuan”.

Shorti i kësaj faze ka rezervuar përballje interesante ku Atalanta e mbrojtësit të Kombëtares shqiptar, Berat Gjimshiti ka një përballje të vështirë ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen.

Barcelona që shihet si favorit për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni ka “peshkuar” gjigantët turk të Galatasaray-it. Një duel interesant është ajo mes Portos dhe Lyonit. Sevilla do të masë forcat me West Ham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?