Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, duele të ndezura
Sporti E Mërkurë, 9 Mars 2022 11:14
Është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, raund ku janë kualifikuar Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta.
Partizani do të sfidojë Vllazninë, me takimin e parë që do të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa i kthimit në “Loro Boriçi”.
Teuta-Laçi është dueli tjetër. Ekipi durrsak do e luajë si pritës ndeshjen e parë, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Kurbin.
KOHA JONË SONDAZH

