Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, rivalë të vështirë për Barcelonën dhe Realin

Ditën e sotme është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Mbretit.  Goglat u rezervuan si kundërshtar të Barcelonës Athletic Bilbaon, ndërsa për “Los Blancos” rivali do të jetë Real Sociedadi.

Dy çiftet e tjera çerekfinaliste janë Granada-Valencia dhe Mirandés-Villarreal. Ndeshjet do të luhen midis ditës së martë, 4 shkurt, dhe të enjtes, 6 shkurt.

Bilbao-Barcelona do të zhvillohet në “San Mames”, ndërsa Real Madrid-Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.

SHKARKO APP