Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët në Conference League
Ditën e sotme u hodh shorti për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, ku u përcaktuan përballjet vendimtare për një vend në raundin pasardhës. Drita dhe Shkëndija zhvilluan një paraqitje mjaft pozitive në fazën e ligës, mësuan kundërshtarët e tyre.
Kampionët e Kosovës, Drita, do të përballen me sllovenët e Celjes. Edhe pse eviton një duel të vështirë me AZ Alkmarin, Celje mbetet një rival i fortë, duke qenë se po kalon një sezon shumë të mirë dhe po dominon kampionatin slloven.
Nga ana tjetër, Shkëndija do të masë forcat me skuadrën turke Samsunspor. Goglat i kursyen kuqezinjtë nga një përballje me polakët e Lech Poznan, por edhe sfida ndaj turqve pritet të jetë mjaft kërkuese.
Ndërkohë, një nga emrat e mëdhenj të kompeticionit, Fiorentina, do të përballet me Jagiellonian, skuadrën polake që eliminoi Dinamon nga Liga e Konferencës.
Ndeshjet e para të fazës “play-off” do të luhen më 19 shkurt, ndërsa verdiktet përfundimtare do të jepen më 26 shkurt, në përballjet e kthimit.
Çiftet e plota të “play-off”-it të Conference League:
Jagiellonia – Fiorentina
Omonoia – Rijeka
Noah – AZ Alkmar
Drita – Celje
KuPS Kuopio – Lech Poznan
Shkëndija – Samsunspor
Zrinjski – Crystal Palace
Sigma Olomouc – Luzan-Sport


KOHA JONË SONDAZH

