Hidhet shorti i sezonit të ri në Abissnet Superiore, nis me super duelin Vllaznia-Egnatia
Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar ditën sotme shortin zyrtar për kalendarin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Pritshmëritë janë të larta dhe kampionati nis menjëherë me duele mjaft interesante.
Sfida më e spikatur e javës së parë është padyshim ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, dy skuadrat që sezonin e kaluar u përballën në finalen për titullin kampion. Një ndeshje që premton spektakël dhe rivalitet që në start.
Partizani, një tjetër pretendent për titull, do të presë në “Air Albania” Vorën, ekip debutues këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar. Tirana, ndërkohë, do të ketë një transfertë të vështirë në Ballsh përballë Bylisit.
Një tjetër takim që pritet me interes është ai mes Teutës dhe Dinamos, dy skuadra me histori dhe ambicie të qarta për të qenë në zonën e sipërme të renditjes.
Kategoria Superiore do të ngrejë siparin të shtunën e 23 gushtit dhe do të përfundojë më datën 24 maj të vitit 2026.


KOHA JONË SONDAZH

