Hidhet shorti për Kategorinë e Parë, kalendari i plotë me 33 javët futbollistike

Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2025-2026.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.

Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet më 2 maj 2026 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto ekipe: Skënderbeu, Burreli, Iliria, Laçi, Kukësi, Apolonia, Luftëtari, Korabi, Besa, Kastrioti, Pogradeci, Lushnja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalendari i javës së parë të kampionatit “Kategoria e Parë”:

Skënderbeu-Burreli

Iliria-Laçi

Kukësi- Apolonia

Luftëtari-Korabi

Besa-Kastrioti

Pogradeci-Lushnja

Kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:

Kalendari Kategoria e Pare sezoni 2025-2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?