Hidhet sot shorti i Champions League/ Priten përballje spektakolare, zbulohen vazot  

Shorti për edicionin e ri të Champions League, që për të dytin vit me radhë zhvillohet me 36 skuadra në një grup unik, do të hidhet sot në Monaco, në orën 18:00.

Turneu, që tashmë njihet si “kampionati europian i klubeve”, nis garën e re me Paris Saint-Germain si kampion në fuqi, pasi sezonin e kaluar mposhti pikërisht Interin në finale. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit, ndërsa katër skuadra italiane janë në garë: Interi në vazon e parë, Juventus dhe Atalanta në të dytën, ndërsa Napoli në të tretën.

Sistemi i ri është një “të gjithë kundër të gjithëve”: secila skuadër do të ndeshet me tetë kundërshtarë të ndryshëm – dy nga çdo vazo, një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë. Në fund do të ketë një tabelë unike:

Swiss Digital Desktop Reklama

8 skuadrat e para kalojnë direkt në fazën çerekfinale

Swiss Digital Mobile Reklama

8 të fundit eliminohen

16 të tjera do të luajnë “play-off”-et për një vend në fazën me eliminim direkt.

Ceremonia në “Grimaldi Forum” sjell një risi: pasi të zgjidhet një skuadër nga vazoja e parë, një sistem automatik do të përzgjedhë menjëherë kundërshtarët e saj.

Përveç PSG-së dhe Interit, të finalistes së edicionit të kaluar, në garë për trofeun janë edhe Real Madridi i Xabi Alonsos, Barcelona e talentit Lamine Yamal, Manchester City i Guardiolës, Chelsea i Enzo Marescës dhe Liverpool-i, pa harruar Bayernin e përhershëm pretendent. Anglia është vendi me më shumë ekipe – gjashtë gjithsej – me Arsenal-in si një nga rivalët më të rrezikshëm në vazon e dytë.

Nga raundet kualifikuese kanë dalë surprizat Bodø/Glimt, Pafos dhe Kairat nga Kazakistani, që debuton për herë të parë në këtë kompeticion, duke lënë jashtë Champions-it Celtic Glasgoë dhe Crvena Zvezdën, tashmë kundërshtarë të fortë në Europa League.

Në skenarin më të pafavorshëm të shortit, Interi mund të përfundojë në një grup “zjarri” me PSG, Arsenal, Bayer Leverkusen, Tottenham, Marsille, Galatasaray dhe Athletic Bilbao.

Napoli i Antonio Contes rikthehet në Champions pas një viti mungesë, por vazoja e tretë e bën rrugën e tij të mbushur me rreziqe, duke përfshirë kundërshtarë të fortë si Arsenal dhe Atlético Madrid nga vazoja e dytë. Edhe Juventusi rrezikon një grup të vështirë. Për shkak të kufizimeve të shortit, nuk lejohet përballja e ekipeve nga e njëjta kombësi në këtë fazë, dhe Interit i garantohen dy kundërshtarë anglezë.

Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator, ndërsa kalendari i plotë pritet të publikohet të shtunën. Finalja do të luhet më 30 maj 2026 në Budapest.

36 skuadrat pjesëmarrëse sipas fazave:

Vazoja 1: PSG, Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, Inter, Chelsea, Borussia Dortmund, Barcelona

Vazoja 2: Arsenal, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Benfica, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht Frankfurt, Club Brugge

Vazoja 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting Lisbon, Olympiacos, Slavia Prague, Bodø/Glimt, Marseille

Vazoja 4: Copenhagen, Monaco, Galatasaray, Union SG, Qarabağ, Athletic Bilbao, Newcastle, Pafos, Kairat.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?