Hidhet sot shorti i Ligës së Kombeve, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë
Shqipëria më sytë nga goglat e Nyon. Kuqezinjtë këtë të enjte në orën 18:00 do të nisin rrugëtimin e tyre për në Europianin e vitit 2024. Për herë të parë jemi në Ligën B, falë fitores që arritëm në Ligën tonë C në Nation League për herë të fundit, me kombëtaren që renditet e 31-ta në klasifikimin me 55 vende të UEFA-s.
Kuqezinjtë gjenden në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi, Armeninë, që gjithashtu u ngjitën nga Liga C. Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden, Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmangur, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda.
Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda. Ndeshjet do të luhen nga data 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022.
KOHA JONË SONDAZH

