Higuain mbërrin në Amerikë, ja si e pret ekipi i Beckham

Gonzalo Higuain prek tokën amerikane. Sulmuesi argjentinas pasi zgjidhi kontratën me Juventusin ka udhëtuar për në Amerikë për të firmosur me skuadra e Beckham, Inter Miami.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për Gonzalo Higuain, një sulmues dhe kampion i klasit botëror”, ishin fjalët e Jorge Mas, menaxheri i klubit të MLS. “Pipita” pritet të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, por detajet e kontratës do të zbulohen në ditët në vijim. /Koha Jone/

SHKARKO APP