Hije skandali: Ja si e bleu Gjermania Botërorin

 

Gazeta më e madhe gjermane e pati quajtur një ‘përrallë pranvere’.

Por tani "Bild" lajmëron se kjo përrallë mund të zhytet në një moçal korrupsioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas revistës gjermane "Spiegel", Komisioni Gjerman për Ofertën e Botërorit 2006 kishte një fond të zi me rreth 13 milionë marka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paratë do të përdoreshin për të blerë katër vota aziatike për Botërorin e organizuar në Gjermani.

Sipas revistës, ish-shefi i Adidas-it, Robert Louis-Dreyfus (vdiq në vitin 2009), ua kishte huazuar nga xhepi i tij paratë.

Paratë nuk u shfaqën kurrë në dokumentet zyrtare, vetëm disa zyrtarë të lartë gjermanë kishin dijeni.

Një fond i zi për të blerë organizimin e Botërorit?

Në vitin 2005, Louis-Dreyfus kërkoi t’ia kthenin paratë (rreth 6.7 milionë euro).

Por komiteti duhej të gjente një mënyrë për të kthyer paratë.

Në këtë rast hyn në lojë FIFA, që i ndihmon gjermanët.

Sipas Spiegel, FIFA dorëzoi 6.7 milionë euro në një llogari. Zyrtarisht u tha se ishte një kontribut për ceremoninë e hapjes së stadiumit olimpik.

Më pas FIFA e kaloi shumën në një llogari të Louis-Dreyfus në Zvicër.

Për vendin që do organizonte Botërorin u vendos më 6 korrik të vitit 2000 nga një komision me 24 persona i FIFA-s.

Gjermania fitoi atëherë 12 me 11 kundër Afrikës së Jugut.

Neozelandezi Charles Dempsey u tërhoq nga votimi në raundin e fundit, në mënyrë të habitshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?