Hiqet posteri gjigant dedikuar Mourinhos pak orë para finales
Finalja e Conference League po afron dhe në ditën e ndeshjes, përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Feyenoord.
Kjo është arsyeja pse në një nga godinat dalluese te kryeqytetit, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, është zhdukur posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.
Në atë poster shfaqej Mourinjo mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë. Por sot posteri është hequr për të shmangur incidentet, pasi pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza”.
KOHA JONË SONDAZH

