Historia e Diogo Jota, nga injorimi i Simeones te një fenomen me Klopp-in
Duket e çuditshme që nga një futbollist i panevojshëm për një trajner, të jesh një fenomen për një tjetër. Historia e Diogo Jota, duket se i ngjan një paradoksi, teksa aventura te Atletico Madrid ishte e gjitha për t’u harruar për të.
Cholo Simeone nuk e konsideroi si pjesë të planit të tij të tij, duke e dërguar në formë huazimi fillimisht te Wolves, ndërkohë që më pas klubi anglez e shiti për plotë 28 milionë euro te Liverpooli. Ka të njëjtin menaxher si Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes.
Vetë ky fakt të shtyn të besosh për talentin e veçantë që disponon, por që gjithsesi për Simeone-n nuk ishte kështu. Mjafton të kujtojmë faktin se aventura e tij zgjati vetëm 15 ditë te Atletico, nga 6 korriku deri më 26 gusht.
Një futbollist elegant, shumë i shpejt dhe me një teknik brilante, që po i shërben më së miri Liverpoolit. Tripleta e fundit kundër Atalantës ka bërë që Klopp të rimendojë formacionin, teksa tashmë mund të ulë në stol Firminhon për t’ia besuar sulmit portugezit si dhe Mane e Salah. /R.Lika-Koha Jone/