Historia e pabesueshme në burg, Mike Tyson siç nuk e keni parë kurrë

Mike Tyson njihet për fitoret e tij historike në ringun e boksit, por dhe për problemet që ka pasur vazhdimisht jashtë sportit popullor. Madje, Tyson ka provuar edhe të qëndroja pas hekurave, aty ku la shtatzënë një vajzë, teksa e dashura e tij e priste me padurim që të dilte jashtë.

Për këtë veprim, Tyson duket se është penduar, diçka të cilën nuk e ka shprehur kurrë gjatë jetës së tij, por tashmë, ka folur hapur dhe e ka pranuar se ka gabuar, duke e cilësuar vetëm dhe një “derr”.

“Mendova se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte një njeriu. Kisha një të dashur dhe lashë shtatzënë një vajzë në burg. Po jetoja një jetë në burg.

Thjesht kështu duhej të ishte. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më dhanë atë që doja. Të gjithë më flisnin sikur të isha një djalë i fortë. Por isha thjesht një derr i vërtetë”, u shpreh boksieri i njohur./abcnews.al

SHKARKO APP