Historia e portierit “hero” të Benficës, Trubin u largua nga Ukrainëa për shkak të luftës

Portieri i Benficës, Anatoliy Trubin, ka shkruar një nga historitë më emocionuese të këtij sezoni në Champions League. 24-vjeçari ukrainas, i cili në fëmijëri ka përjetuar tmerrin e luftës, u shndërrua në heroin e mbrëmjes duke shënuar golin vendimtar që i dha Benficës fitoren 4-2 ndaj Real Madridit në “Da Luz”.

Në minutën e 98-të, kur gjithçka dukej e humbur dhe portugezët kishin nevojë për një gol për të siguruar vendin e 24-t dhe kualifikimin në “play-off”, Trubin u ngjit në zonën e Realit për një goditje standarde. Pas një krosimi perfekt nga Fredrik Aursnes, ai goditi me kokë dhe mposhti Thibaut Courtois, duke u bërë vetëm portieri i pestë në histori që shënon në Champions League.

Ky gol jo vetëm që mbajti gjallë ëndrrën europiane të Benficës, por edhe nxori Real Madridin jashtë “Top 8”, duke e detyruar të kalojë gjithashtu nga faza e “play-off”-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Trubinit drejt këtij momenti ka qenë e mbushur me sfida. Në vitin 2014, në moshën 13-vjeçare, ai u detyrua të largohej nga Donetsku drejt Kievit për shkak të konfliktit në Ukrainë, kur ishte pjesë e akademisë së Shakhtar Donetsk. Më pas, në vitin 2022, u zhvendos sërish si refugjat brenda vendit, pas pushtimit rus, së bashku me nënën dhe motrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht vështirësive, ai arriti të zhvillojë 94 ndeshje me Shakhtar përpara se të transferohej te Benfica në vitin 2023, ku tashmë numëron mbi 130 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?