Historia e rrallë/ Ibra shkoi në Sanremo me autostop, rrëfehet motoçiklisti që e ndihmoi
Një aventurë që do të mbahet mend gjatë për Zlatan Ibrahimovic në Sanremo dhe jo vetëm për të. Sulmuesi suedez mbrëmjen e djeshme u detyrua që të shkonte në sallën Ariston me vonesë, madje duke bërë autostop në rrugë. Një aksident në daljen A10 të autostradës shkaktoi një trafik të tmerrshëm, që bëri që Ibrahimovic të vonohej. Motoçiklisti që e mori ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e pazakontë.
“Dje ishte një trafik i madh ndaj dhe pasdite vendosa që të dilja me motorr. Po kthehesha në shtëpi në Borgio Verezzi, u ndal në trafik, pash një makinë te zezë, me dy persona, ku njëri prej tyre mu duk se ishte Ibrahimovic. Po mendoja: “Ky është Ibra. Shoferi uli xhamin e makinës dhe më pyeti: ‘Ibra kërkon që ta çosh në Sanremo”. Po sigurish, nuk ka asnjë problem ja ktheva. Kisha një kaskë, ndërkohë që kur më mori bashkëshortja i thash që po shoqëroj Ibrën në Sanremo.
Ajo nuk më besoi. Unë jam milanist. Donte që ta ngiste Ibra motorin, por unë i thash që jo. Ishte një person shumë i këndshëm, më tha se si mund të më falënderonte. Unë i thashë që të më dërgonte fanellën e tij. Nuk bëra dot as një foto sepse kur mbërritëm ai ishte me vonese. Në fund bashkëshortja më besoi, edhe martesa shpëtoi”, tregoi në fund motoristi mes buzëqeshjeve. /Rozalb Lika-Koha Jone/