HISTORIA/ Kulusevski: E fillova futbollin falë motrës, Juventusi një ëndërr!

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 20: Dejan Kulusevski of Juventus celebrates after scoring his team's first goal during the Serie A match between Juventus and UC Sampdoria at on September 20, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Dejan Kulusevski është kthyer në titullar gjatë kësaj periudhe te Juventusi. Mungesat e Dybala-s dhe Moratës janë shfrytëzuar më së miri nga suedezi për të formuar dyshen e sulmit me Cristiano Ronaldon. Aventura e tij me ekipin bardhezi nisi pikërisht kundër Hellas Veronës, teksa në fazën e parë hyri në fushë në pjesën e dytë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 77-të. Sfida e së shtunës ndaj ekipit të Juric mund të jetë e duhura për të treguar vlerat e tij.

Statistika – I ardhur nga Parma pas një sezoni shumë të mirë, deri më tani Kulusevski ka regjistruar 20 ndeshje në Seria A, 9 prej të cilave si titullar. Sezonin e kaluar regjistroi 10 gola dhe 9 asist, ndërkohë që deri më tani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë vetëm një asist. Në fillim të sezonit Pirlo e provoi më shumë në rolin e trekuartistit, ndërkohë që me mungesat  në sulm, kaloi më avancuar në mbështetje të CR7. Deri më tani ka qenë vendimtar vetëm në sfidën ndaj Romës, kur detyroi Ibanez që ta dërgonte në kuadratin e tij. Mosha e justifikon, ndërkohë që e ardhmja mund të ofrojë të tjera shanse.

Numrat e Kulusevskit në kampionat

Rrëfimi – Në një lidhje direkte në Instagram, ai ka treguar disa prapaskena interesante për fillimet e tij në futboll. “Isha i vogël, motra ime luante me top dhe unë doja të luaja me të. Kështu e nisa dhe më pas më pëlqeu. Duhet ta falënderoj. Shihja foto të Ronaldinhos, e adhuroja. Një nga futbollistët e parë që preferoja ka qenë Hazard. Tani jam te Juventus, vetëm 20 vjeç, është diçka shumë e bukur, një ëndërr.

Çdo mbrëmje që shkoj për të fjetur, jam i lumtur për këtë mundësi dhe shpresoj që të qëndroj këtu për shumë vite. Duhet të përmirësohem si fizikisht dhe teknikisht. Mendoj dhe për këmbën e djathtë për shembull. Po stërvitem për të qenë më i shpejt dhe më i fortë.

McKennie është futbollisti me të cilin kam folur së pari, jemi disi më të lidhur. Jemi një grup i bukur, po mësojmë gjëra të reja. Më pëlqen që të jem pranë Buffon, më flet për futbollin e 20 viteve më parë, është argëtuese”, u shpreh Kulusevski. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP