HISTORIA/ Sampdoria viktima e preferuar e Ronaldos, aty lindi “perla” në ajër

Provimet nuk mbarojnë kurrë, madje as për golashënuesin më të mirë. Kundër Sampdorias, Cristiano Ronaldo rrezikon të qëndrojë për të tretën ndeshje radhazi ka pa shënuar në kampionat. Diçka që nuk ndodh që nga koha kur ka debutuar në Seria A. Në këtë muaj të mbushur me ndeshje, golat e tij mund të jenë shumë të nevojshme për të ndihmuar ekipin. Në fakt Sampdoria është një nga viktimat e tij të preferuara.

Gjithmonë fitore – Këtë sezon në fakt ka një kryqëzim mes rezultateve dhe mesatares së golave kundër ekipeve italiane. Cristiano nuk shënon që nga 10 janari. Deri më tani në pesë ndeshje kundër Sampdorias, portugezi ka munguar vetëm në një prej tyre, kur ishte siguruar titulli kampion. Në të katër të tjerat, gjithmonë ka fituar Juventusi. Më shumë në kampionat ka munguar vetëm Bolognën, një më shumë (5).

Gjithmonë te goli – Në katër ndeshje që ka luajtur kundër ekipit nga Genova, Cristiano gjithmonë ka shënuar. Në kampionat ka shënuar më shumë vetëm ndaj Parmës, 6 gola, ndoshta dhe nga fakti që ka luajtur një herë më shumë ndaj tyre. Mesatarja prej 1.2 gola për ndeshje, 5 gola në total ndaj Sampdorias, është një tregues i rëndësishëm. Të njëjtën rendiment ka edhe ndaj Udinese, Genoas dhe Cagliarit.

Perla – Më e mira qëndron në mes. Po, bëhet fjalë për atë gol. Një ndër të paktët që të gjithë do ta mbajnë mend nga 85 realizimet e deritanishme me bardhezinjtë. Një krosim nga krahu i majtë i Alex Sandros, një parabël që dukej e fortë dhe që nuk të jepte kohë të mendoheshe dy herë. Ronaldo “mori” ashensorin dhe kërceu mbi mbrojtësin Ferrari në lartësinë 2.56 metra (në fakt nuk është rekordi i tij).  E habitshme dhe koha që ai qëndroi në ajër, thuajse 1 sekondë (0.98 më saktë). Statistikat dhe historia demonstron se Sampdoria është skuadra e radhës për të rinisur shënimin e golave në kampionat. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP