HISTORIKE/ Maqedonia e Veriut kualifikohet për në Europian, vendos Pandev (VIDEO)

Maqedonia e Veriut është kualifikuar për herë në parë në historinë e tyre për në fazën finale të Europianit të verës së ardhshme. Skuadra e Angelovskit fitoi 1-0 sfidën finale të “Play Off” kundër Gjeorgjisë në transfertë.

Duelin e vendosi një gol i shënuar nga Goran Pandev në minutën e 56-të, pasi u shërbyer në mënyrë perfekte në zonë nga Nesterovski.

Në këtë mënyrë do të kemi edhe lojtarë me origjinë shqiptare në Europian, pasi te Maqedonia luajnë Ademi, Bejtullai, Musliu, Aliovski.

SHKARKO APP