Historike/ Një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë më 11.04.2025.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sipas KOK, Hasani ka fituar kundër italianit me nënshtetësi moldave, Antonio Conflittit, presidentit të deritanishëm të EWF. Në një ballafaqim mes dy kandidatëve, Hasani mori 24 vota kundrejt 19 për presidentin aktual italian Antonio Conflitti

Komiteti Olimpik i Kosovës ka theksuar se Hasani bëhet presidenti i parë shqiptar i ndonjë federate europiane.

“Jam thellësisht i nderuar dhe me të vërtetë i përulur nga besimi juaj për të më zgjedhur mua si President të Federatës Evropiane të Peshëngritjes,” u tha Hasani delegatëve në Kongresin Zgjedhor të EWF në Chisinau, Moldavi, qyteti pritës i Kampionatit Evropian për të moshuarit që fillon këtë të dielë. “Unë do të drejtoj një ekip që do të tregojë transparencë të vërtetë. Evropa do të jetë vërtet e bashkuar dhe ne do të zgjedhim njerëzit më të mirë për Kongresin e ardhshëm të IWF”, vijoi Hasani.

 

SHKARKO APP