Historike/ Një skuadër shqiptare në grupet e Conference League, Ballkani sfidon Shkupin

Në skuadër shqiptare me siguri që do të jetë në grupet e Ligës së Conferencës këtë sezon. Faza “play off“ ofron një derbi shqiptar, teksa Shkupi do të përballet me Ballkanin për një biletë në grupe.

Ilir Daja po shkruan historinë me klubin nga Suhareka, që këtë sezon ka regjistruar pjesëmarrjen e parë në Europë. Ballkani humbi 2-1 në transfertë kundër KI Klaksvijkut, por ndeshja shkoi në shtesa pas fitores 3-2 të arritur në Prishtinë. 120 minuta lojë nuk arritën të përcaktonin dot ekipin që do të shkonte më tej dhe ekipet iu drejtuan penalltive.

Nga pika e bardhë e 11 metrave ishte Ballkani ai që gaboi më pak, duke siguruar kështu edhe kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës. Një sukses historik për ekipin e udhëhequr nga Ilir Daja, që bëhet e para skuadër nga Kosova që mbërrin kaq larg në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?