Hoffeheim shokon Bayernin, Freiburu i Abrashit ndal Dortmundin (VIDEO)

Bayerni Munich ka pësuar një humbje befasuese në momentin më të mirë të tyre. Skuadra e Niko Kovac është mundur 1-2 nga Hoffenheim në duelin e zhvilluar në “Allianz Arena”.

 

Sargis Adamyan ishte heroi i miqve duke shënuar dy gola. Sulmuesi armen realizoi fillimisht në minutën e 54-t, duke përfituar nga një gabim i Tolisso në mesfushë. Robert Lewandowski vendosi baraspeshën në minutën e 73-të me një goditje me kokë, por miqtë do të shënon një tjetër gol të bukur me Adamyan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Hap fals edhe Dortmundi që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Freiburgut të Abrashit. Mesfushori i kombëtares sonë u aktivizua si titullar duke luajtur për 90 minuta. Witsel shënoi një super gol në minutën e 20-të, ndërkohë që Waldschmidt ju përgjigj në të njëjtën mënyrën në fillimin e pjesës së dytë. Hakimi kaloi sërish në avantazh verdhezinjtë, por një minutë nga fundi Akanji e dërgoi topin në portën e tij duke i mohuar 3 pikët e radhës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?