Holanda fiton me vuajtje ndaj Senegalit, vendosin Gakpo dhe Klaassen

Holanda e nis me një fitore shumë të vuajtur aventurën në Kupën e Botës. Skuadra e Van Gaal fitoi 2-0 ndaj Senagalit.

Në stadiumin “Al Thumama Stadium”, të dyja skuadrat u kujdesën më shumë për të studiuar lojën e njëra-tjetrës.

Më aktivë tulipanët, kryesisht nga krahu i djathtë me Dumfries, i cili në dy raste shërbeu dy topa shumë të mirë në zonë, por që nuk do të shfrytëzoheshin nga de Jong dhe Janssen.

Në krahun tjetër, Ismaila Sarr rrezikoi me një goditje nga distanca, që do të ndalej në fund nga mbrojtësi van Dijk.

Holanda vuan edhe në pjesën e dytë, por për fatin e mirë do të gjenin golin e avantazhit. 6 minuta nga fundi, Cody Gakpo shfrytëzoi në maksimum një krosim të De Jong dhe fitoi duelin ajror me portierin kundërshtar.

Në shtesë, Klaassen do te vuloste një fitore shumë të vuajtur, por që vlen 3 pikë.

SHKARKO APP