Holanda mund me përmbysje Irlandën e Veriut, Belgjika i shënon 9 gola San Marinos (VIDEO)
Holanda ka arritur një fitore shumë të vuajtur 3-1 ndaj Irlandës së Veriut, duke ju falur fatit në kohën shtesë. Tulipanët zhvilluan një ndeshje shumë të dobët, pasi nuk arritën që të gjenin hapësira në mbrojtjen e hekurt të rivalëve.
Madje miqtë arritën që të shënonin të parët me Josh Magennis, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76-të. 5 minuta më pas Depay arriti që të barazonte rezultatin, ndërkohë që në minutën e parë shtesë Luke De Jong me shumë fat arrin që të shënojë golin e avantazhit. Por ndeshja nuk do të mbyllej këtu, pasi Depay kompletoi dopietën personale dy minuta më vonë.
Belgjika ka qenë e pamëshirshme sonte në mbrëmje duke shënuar plotë 9 herë në portën e San Marinos. 7 autorë të ndryshëm dhe një autogol i dhanë 3 pikët e radhës belgëve. /R.Lika-Koha Jone/