Holanda mund Norvegjinë dhe shkon në Kupën e Botës, fiton edhe Franca (VIDEO)

Holanda ka siguruar një biletë për në finalet e Kupës së Botës për në vitin 2022. Tulipanët fituan 2-0 ndeshjen direkte ndaj Norvegjisë. Steven Bergwijn zhbllokoi ndeshjen 6 minuta nga fundi i ndeshjes pas një aksioni mjaft të mirë.

Depay në kohën shtesë ndërkohë dyfishoi shifrat dhe nisi festën për ekipin e Van Gaal. Holanda e mbyll në vendin e parë me 23 pikë, e ndjekur nga Turqia. Norvegjia ndërkohë eliminohet, teksa nuk do të kemi mundësi të shohim Haaland në Katar 2022.

Franca e mbylli me një fitore të pastër 2-0 ndaj Finlandës. Karim Benzema dhe Kylian Mbappe ishin autorët e golave për “gjelat” me dy gola të shënuar në fraksionin e dytë. Belgjika nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Uellsit. /R.Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP