Huazimet i shkaktojnë “dhimbje koke” Barcelonës, ja arsyeja

Barcelona ka jo pak dilema gjatë kësaj vere. Klubi katalanas duhet të zgjidhë edhe problemin e të ardhmes së disa futbollistëve që janë në formë huazimi. Teksa kampionatet do të funksionojnë përtej 30 qershorit, marrëveshjet e huazimit janë të pasigurta me klubet përkatëse.

Klubi blaugrana ka katër lojtarë të skuadrës së parë të cilët janë të huazuar për momentin: Philippe Coutinho, Carles Alena, Rafinha Alcantara dhe Jean-Clair Todibo. Shqetësimi kryesor lidhet se kush do të paguajë ata gjatë kësaj periudhë pas përfundimit të huazimit.

Coutinho, për shembull, do të qëndrojë te Bayern Munich deri në fund të muajit gusht, që do të thotë se ai do të marrë një pagë prej gati 5 milionë eurosh për dy muajsh. Todibo është një tjetër futbollist, për të cilin kërkohet një ekip ku mund ta shesin në verë. Nëse shitja e tyre do të bëhet para 30 qershorit, atëherë futbollistët duhet të negociojnë sërish me klubet e reja për periudhën e huazimit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP