Humanizëm bardheblu! Tirana ngre kamp për të prekurit nga tërmeti

Situata alarmante që ka përfshirë Shqipërinë dhe konkretisht qarkun e Durrësit ka bërë bashkë klubet shqiptare të futbollit.

Pas Shkëndijës së Tetovës, me situatën është sensibilizuar edhe klubi i Tiranës. Bardheblutë i vijnë në ndihmë familjeve të rrezikuara, ndërsa pohon se do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stermasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme.

Humanizëm bardheblu. Klubi i Futbollit Tirana sensibilizohet me situaten alarmante që ka përfshirë Shqiperinë dhe kryeqytetin.

Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stermasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme. Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden.

Strehim falas, Ushqim falas, Ujë falas, Asistencë mjekësore falas. Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368″ thuhet në reagimin e klubit.

SHKARKO APP