Humbi derbin, Partizani reagon ashpër: Na vodhën djersën

Pas humbjes në derbin ndaj Tiranës me rezultatin 5-1, klubi i Partizanit ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale. Klubi thotë se protagonizmi i theksuar i skuadrës së arbitrave dëmtoi në mënyrë të njëanshme mbarëvajtjen e një ndeshje që duhet të ishte model.

“Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës së lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat, kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhershme ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive”, lexohet në postimin e Partizanit.

Më tej, Partizani rendit episodet ku, sipas tij, gaboi arbitri: “11 metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshtarit për sjellje antisportive dhe vazhdon me 11 metërsha kundër, plus karton i kuq në rastin më të parë…etj, etj. Të gjitha këto në mes të kryeqytetit, para 20 mijë spektatorëve dhe mijëra teleshikuesve!!!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?