Humbi dy ndeshje, klubi kinez Jiangsu Suning shkarkon Kapelon

Merr fund aventura e Fabio Kapelos në krye të pankinës së Jiangsu Suning në kampionatin kinez. Të pakënaqur nga rezultatet e skuadrës, që pas fitoren në premierën e sezonit pësoi dy humbje radhazi, drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkonin trajnerin italian, pavarësisht se do të jenë të detyruar t’i paguajnë një pagë të majme prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

71-vjeçari e mori drejtimin e ekipit në qershor të 2011-ës dhe kishte për objektiv shmangien e rënies nga kategoria. Jiangsu Suning e mbylli 2017-ën në vendin e 12-të dhe e nisi sezonin e ri me pritshmëri të larta, por vetëm 3 pikë në 3 takime ishin shumë pak për drejtuesit që vendosën ta shkarkonin trajnerin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?