Humbi ndjenjat duke parë një ndeshje basketbolli te “Asllan Rusi”, ndërron jetë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar ka humbur ndjenjat dhe u rrëzua në fushë duke parë një ndeshje basketbolli pasditen e sotme te pallati i sportit “Asllan Rusi”.

Më pas, 16-vjeçari ka ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP